Sokol Balla i sapo rikthyer në në postin e drejtorit të informacionit ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital.
Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.
Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.
Ai u bë i njohur në , ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij “Top Story”, dy herë në javë.
Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi Neës 24, po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta.
Nuk dihet nëse ka pasur edhe më aprë probleme me shëndetin, pasi është njëri që merret me sport, ushqehet mirë, ndaj është pak habi kur dëgjon një lajm të tillë. Urojmë të mos ketë gjë serioze dhe ta kalojë me sukses këtë sprovë tejet të vështirë.