“Mjekët shqiptarë na kushtuan 3 mln euro, a ia vlente?” Prestigjozja italiane bën denoncimin e fortë

Shqipëria ndihmoi Italinë me “personel mjekësor” në fillimin e përhapjes së Covid-19, ku shteti fqinj po kalonte një periudhë shumë të vështirë.

Së fundmi, media prestigjoze italiane, Corriera della Sera ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me këtë ndihmë të shtetit shqiptar.

“Covid Lombardia, misioni shqiptar në 2020, mes festave e gjobave e me një punëtor karburanti i infiltruar mes mjekëve”, është titulli i artikullit të medias italiane e cila e nis menjëherë me pyetjen; A ishin vërtetë të nevojshëm?

“Shqiptarët qënë miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro”, shkruan Corriere della Sera.

Sipas medias italiane skuadra e Tiranës udhëtoi me një avion të një kompanie fluturimi e nuk u bë asnjë kontroll nëse kishin a jo para cash me vete, “fakt ndaj të cilit deri tani nuk është kryer asnjë hetim”.

“Më shumë se duhet, por shumë më tepër, e shumë më shumë se sa do duhej për të jetuar në Brescia, pasi shqiptarët ishin miq e u mikpritën si rusët, duke na kiushtuar 3 milionë euro.”

Corriere della Sera, informon se mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali u bë përmes aksionit ndërmjetësues” të avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenjë shqiptarë.”

“Njeri i dëgjuar shpesh nga isntitucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë.”

“Pas mbërritjes në Romë me një udhëtim nga Tirana, impenjohet Guardia di Finanza për dhjetra misionet afat gjatë të saj në Shqipëri.”

Media italiane komenton se analistët ndërkombëtar e kishin sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të Kryeminstrit Rama për të fituar pikë në rrugëtimin për të hyrë në Bashkimin Europian.

Corriere della Sera, rrëfen se si ekipi i shqiptarëve u bë objekt i gjobave e festave me pije alkoolike në hotelin e Brescia, ngjarje që u mbyll “me marrëveshje mes Kryeministrit Rama e Kryeministrit italian Giuseppe Conte, e me rolin thelbësor të minsitrit të jashtëm Luigi di Maio”.

Media italiane hedh pyetjen mbi atë çfarë mediat shqitpare denoncuar gjatë atyre ditëve: Çfarë dreqin bën një punonjës karburanti mes ekipit të 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë e që u riciklua si ekspert i sëmundjeve infektive?”

“Në sintezë, shkruan Corriere della Sera, gratë e burrat e Ramës, nuk dhanë një kontribut domethënës.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...