Bora Muzhaqi ‘ngelëse’ në Ekonomi: Shqiptarët do paguajnë zero taksë për taksat (video)

Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi është rikthyer sërish me perlat e saj.

Nga foltorja e Kuvendit, Muzhaqi u ndal te kriza ekonomike dhe teksa dha edhe sugjerimet e saj, ajo u ndal tek ajo që e cilësoi ‘taksa zero për taksat’.

Muzhaqi theksoi se duke nisur nga data 1 prill shqiptarët do të paguajnë zero taksa për taksat, por fjalën e kishte për zero taksë për pagat.

“TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën.

Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon.

Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër. Qytetari shqiptar paguan më pak se të tjerët”- tha Muzhaqi.

https://fb.watch/c6zAtLzC5w/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME