Instituti i Shëndetit Publik: Vjen në Shqipëri varianti i ri koronavirusit, ky godet stomakun

Varianti BA.2 i koronavirusit që prek stomakun duket se ka mbërritur në Shqipëri, të paktën sipas epidemiologëve.

 

Njëri prej tyre, Artan Simaku e konfirmuar sot këtë gjë në një intervistë për mediat.“Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”, tha Simaku.

 

Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”, shtoi Simaku. Instituti i Shëndetit Publik dërgoi pak ditë më parë në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2.

 

Brenda kësaj jave pritet edhe përgjigjja për të konfirmuar nëse në territorin e vendit po qarkullon ky mutacion i ri.Ndërkohë mesditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve na na njoftoi me vendimet e reja, ku hiqet kufizimi për grmbullimet me 50 vetë në aktivitetet kulturore, sportive apo grumbullime të tjera dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku bëhen këto aktivitete.

 

Përsa i përket atyre që hyjnë Shqipëri, duhet të paraqesin një nga dokumentat: Pasaportë vaksinimi, test PCR të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejt antigenik brenda 48 orëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME