Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur në ditën e djeshme sa i përket dënimit të Rusisë.
Në kongresin e FIFA-s që është mbajtur, nuk mund të mungonin diskutimet për situatën në Ukrainë.Sigurisht që në gjithë këto ditë ka pasur jo pak polemika për sanksionet e ardhura në drejtim të Rusisë.
Shumë prej tyre kërkonin dorë më të hekurt dhe më të shpejtë në veprim.Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i FIFA-s, Infantino, ka treguar se standartet e dyfishta janë përdorur nga të gjitha shtetet që hapën dyert për ukrainasit, por jo për afganët.“Sigurisht që ka situata të tjera k onflikti, ka të tjerë që vuajnë…
Është e mrekullueshme që Evropa mirëpret refugjatët ukrainas, po jetojmë në një periudhë krize refugjatësh.Por disa muaj më parë, ne ndihmuam disa qindra afganë, kryesisht gra dhe vajza, me ndihmën e Katarit, që të dilnin nga Afganistani. Unë isha, ishim, duke iu lutur të gjitha vendeve të hapnin dyert e tyre, pak i hapën dyert.
E bëri Shqipëria, më duhet ta falënderoj, Shqipëria, jo vendi më i pasur në botë, por ata e bënë. Sepse ata e dinin se çfarë do të thotë vuajtja, ishin të lumtur kur shkuan në Itali disa vite më parë. Shumë vende të tjera nuk e bënë”, tha Infantino.