Një burrë i martuar me nëntë gra ka thënë se është ‘i pikëlluar dhe i befasuar’ që njëra prej grave dëshiron të divorcohet sepse i mungon monogamia(martesa me një burrë).
Modeli Arthur O Urso ishte i martuar me gruan e parë Luana Kazaki kur ai u bë kryefjalë e mediave kudo në botë duke u martuar me tetë gra të tjera në një ceremoni vitin e kaluar që ai e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”.
Ceremonia u mbajt në São Paulo, Brazil, por nuk ishte e ligjshme, sepse poligamia është e paligjshme në vend. Megjithatë, tani një nga gratë, e quajtur Agatha, dëshiron të ndahet sepse ‘ajo i do të gjitha për vete’ sipas tij.
“Ajo donte të më kishte të gjithin për vete,” tha Arthur. “Nuk kishte kuptim. Isha shumë i trishtuar për ndarjen dhe akoma më shumë i habitur nga justifikimi i saj. Ajo tha se i mungonte një lidhje monogame. Gratë e mia të tjera menduan se qëndrimi i saj ishte i gabuar dhe se ajo e pranoi martesën për aventura dhe jo për ndjenja të vërteta. E di që kam humbur një grua, por nuk do ta zëvendësoj për momentin”.- ka thënë ai.
Pavarësisht nga planet e tij për të mos njohur dikë të ri për momentin, Arthur shpreson të martohet me dy gra të tjera për të rritur numrin e grave të tij deri në 10. Ai shtoi: “Unë kam një ëndërr. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të kem 10 gra. Unë kam vetëm një vajzë, por dua të kem një fëmijë me secilën nga gratë e mia. Dashuria që ndjej për secilin prej tyre është e njëjtë. Mendoj se do të ishte e padrejtë të kishim fëmijë vetëm me një ose dy prej tyre.”
Arthur ka grumbulluar 50,000 ndjekës në Instagram ku ndan këshilla për seksin dhe marrëdhënia e tij jokonvencionale. Ai gjithashtu ka një llogari në OnlyFans.