5 vajzat e para që vendosen mbulesën islame. Thyem tabutë

Brixhida Muça, Ermira Muça, Elona Muça, Iris Maçi dhe Myzejen Myftari janë ndër të parat vajza shqiptare që vendosën të vishnin mbulesën fisnike të besimit islam.

Ato në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin treguan përvojën e tyre 30 vjeçare tanimë në këtë besim por dhe momentin kur u kthyen me mbulesën në vendin tonë pas studimeve në Jordani dhe Kajro.

“Pas studimeve në Jordani normalisht ishin formuar mirë nga njohuritë fetare dhe ishim më të sigurta për shoqërinë shqiptare, nuk ishin njëlloj si nga Kairo.

Thyem tabunë që femra myslimane e mbuluar nuk arsimohet, duhet të qëndroj vetëm në shtëpi. Kur na shikonin në rrugë dhe na ndalonin, na pyesnin çfarë keni studiuar ishim krenare të thonim që kemi studiuar për fenë islame.” – tha Elona Muça.

“Më kujtohet vera e 1994, një periudhë sprove për ne. Në atë verë nuk mundëm të dilnim asnjëherë në rrugët e Tiranës pa patur me vete një nga prindërit tanë, motrat apo vëllezërit më të mëdhenj që të na shoqëronin. Ishim 5 vajza, visheshim njëlloj në atë kohë.” – shprehu Myzejen Myftari.

“Familjarët na thoni flisni arabisht që mos ta kuptojnë që jeni shqiptare. Djemtë që uleshin nëpër trotuare thonin ‘çfarë janë këto? Shqiptare? Se mos janë shqiptare se ja rregullojmë qejfin’.” – shprehu Brixhida Muça.

Të etiketuara si ‘Çikat e Shqipnisë’, vajzat rrëfyen edhe mbi lidhjen shumë vjeçare me fenë të cilat e kanë të trashëguar nga gjyshërit. Elona ndau me shikuesit momente nga jeta familjare gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.

“Gjyshja nga babai, qëndronim në një shtëpi shpesh herë me motrën e shihnim që natë për natë merrte avdes në tualet por ne nuk e dinim. Futej në shtratin e saj dhe bënte përmendjen e Zotit në mëngjes dhe në darkë. Kur ne e pyesnim çfarë po bënte, ajo nuk tregonte gjë.”

Ndonëse jetojnë në vende të ndryshme të botës, 5 zonjat vijojnë të kenë një marrëdhënie të ngushtë me njëra tjetrën, gjithashtu praktikojnë çdo ritual islam duke përfshirë edhe agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME