Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale.
Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard.Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Teksa ishte duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste gjatë paradites së sotme, ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka kërkuar ndjesë për diellin e tepërt.Duket se Muzhaqi është bërë njësh me natyrën sot dhe në emër të diellit ka kërkuar ndjesë se pse ndriçon aq fort në Tiranë. Pas fjalës së saj, ajo ka deklaruar se të rinjtë kanë mësuar shumë sot.
“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”,-deklaroi ajo ndër të tjera.Kujtojmë se nuk është hera e parë që ministrja në fjalë lëshon “perla” nga goja e saj të cilat më pas bëhen meme dhe bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.