Me ane te nje videoje sensibilizuese ne faqen zyrtare te bashkise Shkoder behet thirrje qe lypsareve te mos u dhurohet para por kujdes.
MOS DHURO PARA, DHURO KUJDES
Paratë e dhuruara në rrugë nuk përmirësojnë jetën e fëmijës, por e mbajnë atë peng të shfrytëzimit ekonomik nga të rriturit që shfrytëzojnë fëmijët për përfitime ekonomike.
Ne duhet dhe mund të ndihmojmë fëmijët në nevojë duke kontribuar ose duke dhuruar pranë organizatave të shoqërisë civile, institucioneve publikë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve ose pranë institucioneve private, por nuk duhet të dhurojmë në rrugë.
#BashkiaShkodër #MosDhuroParaDhuroKujdes