Genard Hajdini, është një ndër personazhet më të njohur në rrjetet sociale. Së fundmi përmes një video Genardi ka shprehur një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.
Ai i ka kërkuar Ramës që ta bëjë president, duke i premtuar se do ta mbrojë vendin nëse vijnë rusët ashtu si Zelensky në Ukrainë.
“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë. Të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky.
Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku. Do të udhëheq popullin si president i shqiptarëve. Më zgjidh president dhe Sonidën do ta mbaj si shefe të Burimeve njerëzore të presidencës.”, thotë ai.