Ish-deputeti i parlamentit shqiptar, Selami Jenisheri i ftuar në një emision televiziv foli me superlativa për veten e tij. Kujtojmë se Jenisheri mori mandatin e deputetit pas opozita e asaj kohe me Lul Bashën dhe Monika Kryemadhin dogjën mandatet.
Gjatë pyetjeve nga moderatori i emisionit ish deputeti Jenisheri u shpreh se sot merr një pension të majmë. Jenisheri gjatë emisionit është shprehur se e ka merituar atë pension se ka punuar.
“Unë km dalë në pension. Unë marr një pension prej 552 mijë lekësh. Kjo për shkak se kam punuar si mësues. 190 mijë lekë me doli pensioni i mësuesit, plus ai i parlamentit, sot marr 552 mijë lekë. I kam të merituaral”- u shpreh Selami Jenisheri.
Ky është një pension vërtet i majmë në Shqipëri, pasi shumica e pesnionistëve tanë marrin 150-200 mije lekë të vjetra në muaj, ka dhe nga ata që marrin pension minimal prej 80 mijë lekësh të vjetra në muaj.
Në Shqipëri personat që kanë qenë pjese e parlamentit sikur të mos iu mjaftonte rroga e majme që marrin kur janë deputetë, marrin dhe një pension super më të lartë sesa të tjerët.
Të mendosh që ke njerëz që kanë punuar në miniera dhe profesione shumë të vështira dhe marrin një pension qesharak, që nuk iu del as për ilacet e tyre.