“Më ka lënë pa toka e fëmijë”, vajza akuzon nënën: Ka bërë gjëra të këqija

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të kësaj jave në “E diela shqiptare” në Tv Klan përballen një vajzë e një nënë.

Erilda ka thirrur nënën, Rahmien duke e akuzuar për disa veprime kundrejt saj. Në vitin 1991 babai i Erildës ka ndërruar jetë dhe kanë përfituar një pjesë të mirë pasurie nga ligji 7501.

Këtë pasuri që duhet ta gëzonte Erilda si trashëgimtare, Rahmia nuk e ka pasi ia ka zaptuar kunati. Përveç kësaj, Rahmia i ka dhënë vajzën e vogël të Erildës familjes së ish-dhëndrit të saj, pa miratimin e së bijës.

Erilda: Unë sot e kam sjellë nënën time, sepse ajo ka bërë shumë gjëra të këqija që mua nuk më ka pëlqyer fare. Kjo nëna ime, djersën e babait time e ka marrë dhe ia ka dhënë xhaxhait. Ka dhënë shtëpinë, një të dytën, bile dhe tokat ka gati 30 vite xhaxhai që i punon. Ne kemi shkuar për t’i punuar, ai na gërmonte me disa vegla që gjente dhe na thoshte “ikni zhdukuni që këtu, ju s‘keni punë këtu”, i thoja “Po si ka mundësi, unë e kam djersën e babit, ti po më përzë që këtu”. Ai thoshte “jo s‘keni punë ju e kam blerë unë”.

Po si e ka blerë ai, kur ajo është blerë me djersën e gjyshit, me djersën e babait të nënës time, dhe kjo nëna ime ka bërë edhe diçka tjetër, më ka lënë mua pa fëmijë. Vajzën e vogël që unë e kam me vendim gjyqi. Zonja Rahmije që është nëna ime e ka marrë dhe ia ka dhënë ish-burrit pa dijeninë time.

Eni Çobani: Si i ka dhënë fëmijën?

Erilda: I ka dhënë vajzën e vogël, unë kam qenë e shtruar në spital në ato momente. Zonja ia ka dhënë ish-burrit vajzën time të vogël.

Eni Çobani: Dhe ju nuk e shihni më vajzën që atëherë ?

Erilda: Jo, kam dy vjet që nuk e shoh./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...