“Faleminderit, por nuk dua” Pas Kujtim Gjuzit, edhe Selami Jenishehri refuzon të bëhet President

Më 24 korrik Shqipëria do të ketë një President të ri, i cili do të zëvendësojë në këtë post Ilir Metën.

Teksa personazhe të njohur kanë nisur fushatën, siç janë profesori Sazan Guri apo historiania Elena Kocaqi, duket se ka dhe nga ata të cilët stepen për të kandiduar.

I tillë është dhe ish-deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi, i cili sot pasohet nga ish-kolegu 80-vjeçar Selami Jenishehri.

“Faleminderit miq dhe publicistë që më respektuat sa vlej për president, ju qeshtë jeta”, shkruan ai në një postim teksa në komente shfaq edhe skepticizmin për të kandiduar.

Jenishehri shprehet se nuk do kandidojë për president pavarësisht se ja kërkojnë shumë shqiptarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME