Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale.
Sipas tij duke filluar nga 1 maji, paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje totale prej 9.7%. Siç nënvizoi Mitsotakis, kjo është një rritje prej 50 euro në muaj duke filluar nga 1 maji. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.
“Ky ndryshim i dukshëm i pagës bazë e rrit edhe pagesën e papunësisë me 31 euro çdo muaj. Është në të njëjtën kohë një thirrje për punëdhënësit që të kalojnë në përputhje me kategoritë e tjera të punonjësve”, nënvizoi Mitsotakis, duke shpjeguar përfitimet për të papunët.
“Në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, premtoi kryeministri.
I vetëdijshëm për pagat e ulëta, kryeministri u shpreh se plagët e krizës financiare dhjetëvjeçare nuk janë shëruar.
“Çdo rritje nuk duhet të rëndojë konkurrencën, veçanërisht të bizneseve të vogla. Megjithatë, e vërteta është se kompanitë janë mbështetur shumë nga qeveria. Me më pak taksa, me subvencionet e fundit për mbulimin e shpenzimeve të energjisë”,tha Mitsotakis.