Hepatiti tek fëmijët po tremb prindërit, ekspertja Kuli tregon se kur duhet të shqetësoheni

Një formë misterioze hepatiti po frikëson prindërit në Evropë dhe SHBA, ndërsa në Britani dy fëmijë kanë patur nevojë për transplantim të mëlçisë.

 

E pyetur për këtë temë, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Gjeorgjina Kuli, tregoi se cilat janë simptomat që duhen patur kujdes, teksa tha se në Shqipëri nuk ka asnjë fëmijë që ka shfaqur probleme me hepatitin.

 

“Që në fillimet kur ka probleme me aparatin tretës që shoqërohet me humbje të lëngjeve duhet të drejtojhen tek mjeku i familjes dhe pastaj tek qendrat e specializuara për të dhënë ndihmën e shpejtë. Kemi vënë re probleme të metabolizmit të mëlçisë por të gjitha raste janë shëruar dhe nuk kemi raste komplikacionesh.

 

Jemi vigjilentë dhe do të zgjerojmë gamën e marrjes së mostrave qoftë për Adeno Virus qoftë edhe markusi por ne e kemi si protokoll të ekzaminimeve. Jemi në mbikëqyrje por nuk kemi asnjë rast tek pacientet që janë hospitalizuar në qendrën tonë”, tha mjekja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME