Sazan Guri që kandidoj për president thotë se: Lekët m’i mban gruaja, më jep vetëm 40 mijë lekë

Ambientalisti i njohur Sazan Guri është një ndër kandidatët e vetëofruar për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi mandati i Ilir Metës mbaron në korrik të këtij viti.

I ftuar për Abcneës.al nga gazetari Ermal Vaka, Sazan Guri rrëfeu arsyet që e shtynë të vetëofrohet për postin më të lartë të shtetit si dhe tregoi detaje nga jeta e tij private.

Gjatë intervistës ai përmendi bashkëshorten e tij, për të cilën tha se i jepte para për kongreset që ai zakonisht kryen. I pyetur nga gazetari jonë nëse ishte bashkëshortja e tij ajo që i mbante paratë e familjes avokati e pohoi duke thënë që ishte krenar për këtë fakt.

“Studio ku unë punoj ka një fitim të caktuar sepse normalisht nuk punojmë kot. Nga kjo pjesë fitimi në marrëdhënie me zonjën time i kam thënë që kaq lek në muaj mi lërë, zëre se do i prishja me vese që nuk i kam.”-Pse Sazan t’i kontrollon lekët nusja?

Guri: -“Po patjetër jam krenar për këtë. Po i mban ajo lekët por 40 mijë lekë të reja për vendin mi lë mua ajo për shembull për ndonjë kongres.”Ndërkohë kandidatja e tjetër e vetëofruar për postin e Presidentit edhe ajo, është historiania dhe profesoresha e njohur Elena Kocaqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME