Politikani Nard Ndoka ka startuar emisionin e tij “Hola Nardi”, ku në episodin e parë ka marrë një përshëndetje speciale. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka gjetur kohën që të bëjë një urim për ish-ministrin e kabinetit të tij.
Në urimin e bërë nga zyra e tij, Berisha liston arsyet se përse Ndoka do të ketë sukses në fushën e re ku ka vendosur që të investohet larg politikës.
“I sigurtë se Hola Nardi do të jetë një sukses i vërtetë, një fillim i ri i madh në një fushë të re, por në të cilën ka një talent të pranuar universalisht.
Humori, batutat por edhe kimizimi i tij janë elementë thelbësore në nisjen e këtij emisioni,”-thotë Berisha. Ndërsa Ndoka i prekur nga gjesti është mjaftuar vetëm me një replikë: I madh doktori!
Producenti i “E Diell”, Eduart Manushi, duke ditur reagimin që sjell Nard Ndoka në rrjetet sociale ka menduar ta bëjë pjesë të “E diell”, ku sigurisht që rubrika e tij do jetë më e klikuara.
Kujtojmë se në qeverinë e Berishës, Nard Ndoka mbajti për ca kohë postin e Ministrit të Shëndetësisë, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, por kjo nuk e pengoi Nardin në detyrën e tij.