Ambientalisti Sazan Guri është një ndër kandidatët e vetëofruar për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në një intervistë për “ABC News” ai tregoi arsyet që e shtynë të vetëofrohet për postin e lartë, ndërsa rrëfeu edhe disa detaje nga jeta e tij private.
“Studio ku unë punoj ka një fitim të caktuar sepse normalisht nuk punojmë kot. Nga kjo pjesë fitimi në marrëdhënie me zonjën time i kam thënë që kaq lek në muaj mi lërë, zëre se do i prishja me vese që nuk i kam”, tha Sazan Guri.
Pyetje: Pse Sazan t’i kontrollon lekët nusja?
Sazan Guri: Po patjetër jam krenar për këtë. Po i mban ajo lekët, por 40 mijë lekë të reja për vendin mi lë mua ajo për shembull për ndonjë kongres.