Ekspertët e fushës kanë analizuar një frut ekzotik për të cilin thonë se ka vlerat e mishit, prandaj edhe mund të jetë zgjidhja për të luftuar urinë, problemin më të madh të vendeve të varfëra.
Quhet jackfruit dhe ka vlera të mrekullueshme ushqyse. Rritet në Azi dhe peshon nga 5-45 kg, më i madhi i njohur deri sot. Është i pasur me proteina, kalcium dhe hekur.
Prandaj edhe konsiderohet i përshtatshëm për një vakt të mjaftueshëm.Studiuesit thonë se përdorimi i këtij fruti mund të zëvendësojë shumë mirë mishin, grurin dhe misrin, produktet bazë të një diete ushqimore.
Nëse të gjitha këto janë të vërteta, atëherë ky frut do të shpëtonte qindra fëmijë nga uria.Numërohen ende 820 milionë njerëz, që vuajnë nga uria në botë (të dhënat janë të vitit 2018). Pas përmirësimit të ndjeshëm në disa dhjetëvjeçarë, më 2015 udha e mbarë mori fund.
Rifilloi klithma e urisë, që u ridëgjua së pari në Afrikë; më lehtë, në Amerikën Latine e në Azinë perëndimore.Kjo e vështirëson akoma më shumë arritjen e objektivave të bashkësisë ndërkombëtare për zhdukjen e urisë në botë brenda vitit 2030. Më se 2 miliardë njerëz nuk kanë shujtë të mjaftuesëme, të sigurt e të ushqyeshme.
Atyre u shtohet edhe l’8% e popullsisë së Amerikës së Veriut e të Evropës.Uria e skajshme vijon të bëhet gjithnjë më dramatike kryesisht në viset e Afrikës sub-sahariane, ku niveli i mungesës së ushqimit arrin në 20%. Por rritet edhe në Amerikën Latine e në Karaibe, me një përqindje prej 7%.