Një histori e rrallë ka ndodhur me dy shqiptarë që fluturonin drejt Amerikës, aq sa kanë habitur autoritetet dhe mediat amerikane.
Autoritetet doganore të Aeroportit të Filadelfias, përmes një qeni që ka një koefiçent shumë të lartë nuhatjeje, zbuluan 14 kg produkte ushqimore, të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve.
Ngjarja ndodhi para disa kohesh por vetëm së fundmi është bërë publike pasi i ka shashtisur të gjithë.
Në valixhen e dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u benë publikë për arsye privatësie, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i pa-perpunuar, kremviçe, presh, plenc si dhe gështenja. Po, por e degjuat shumë mirë këtë të fundit.
Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Por çfarë ndodhi më pas? Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në qytetin amerikan.