Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi ishte i njëjti që kanosi fqinjin e tij me armë zjarri, pasi ishte lidhur me internetin e tij.
Policia ka njoftuar se te i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishekë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Suharekë.
Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuaR në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se tij dhe e kishte kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tije.
Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:
Një pistoletë
Një karikator dhe
10 copë fishek
I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet na hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.