I përmendin operacionet plastike, Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadhi, tha se akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna, referuar artikullit të medias austriake ‘Kronen Zeitung’ të cilët i përmendnin asaj ndërhyrjet estitike dhe operacionet plastike që mund t’i ketë bërë me para nga burime të dyshimta.

 

Kryemadhi tha se ende nuk ka bërë asnjë operacion plastik pasi është ende shumë e re dhe bukurinë që ka, e ka genetike.

 

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool.

 

Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tëtrheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë.

 

Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në genetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një process që nuk e fsheh dot”, tha Kryemadhi për Syri tv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME