Raportimin në Opinion, e nisi pikërisht me një koment për puthjen që një tifoz holandez i dha teksa bëhej gati për të hyrë live.
Por gazetarja e Klan News, Glidona Daci, nuk i shpëtoi një të tille edhe live. Ajo po raportonte, kur një tjetër tifoz e puthi në faqe…
“O ja erdhi tjetri live, sikur ta dija, sot paske pas ditë me fat”, ishte komenti i gazetarit Blendi Fevziu.
Dy puthje në një ditë, Glidona duket se u ka rrëmbyer zemrën tifozëve që ndodhen në Tiranë për finalen e Conference League.
Për puthjen që i dhanë me herët, në Opinion gazetarja tha: “Ishte një nga situatat më të sikletshme që më është dashur të kaloj gjatë raportimeve live…”