“Ngela, nuk dija ç’të thoja”/ Mori tre puthje brenda 24 orëve nga tifozët, gazetarja flet për momentet e sikletshme

Tifozët e mbërritur në Tiranë për finalen e madhe të “Conference Leauge”, e luajtur në stadiumin “Air Albania”, përveç trazirave ofruan edhe “shumë dashuri.”

 

Gazetarja Glidona Daci, e cila po raportonte në terren duke intervistuar tifozët, u bë virale në rrjetet sociale pasi mori tre puthje brenda 24 orëve nga tre tifozë të ndryshëm.

 

Në rrjetet sociale ajo u etiketua “gazetarja që e puthin”, ndërsa vetë ajo ka shpjeguar se kjo famë e menjëhershme i është dukur deri diku e habitshme.

 

“Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, konçize në çdo gjë që them. Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”.

 

Ndërkohë unë kam bërë lajme shumë më të mira në fushën time dhe nuk jam komentuar kaq shumë. Ishte shumë e sikletshme dhe u përpoqa ta kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme sepse për mua ishte vërtet shumë siklet. Që momentet e para nuk po e mbaja dot veten sepse nuk jam mësuar të raportoj në të tilla situata. Ishte siklet i paparë.”- tha ajo teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME