Vitin tjetër organizojeni në Shqipëri/ Tifozët bëjnë kërkesën e papritur pasi u shty për disa minuta finalja e Championsit (foto)

Kaosi në finalen e Champions League në Paris ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve pariziene për keqmenaxhimin e situatës.

 

Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale. Ata kritikojnë autoritetet e pariziene për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.

 

Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale e madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë.

 

Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë, pas asaj te Conference League qe u be pak dite me pare.

 

Por teksa gjithë sytë e botës janë nga finalja e Champions League, UEFA njoftoi se ndeshja ishte shtyrë me 15 minuta dhe startoi më vonë se ora 21.15.

 

Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk kishte përfunduar dhe të shumtë ishin ata që kanë krijuar trazira edhe pa pasur bileta.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME