Një përqindje e vogël e popullsisë është e lindur me sinus preauricular, një vrimë e vogël rreth veshit të jashtëm. Por a e dini pse ekziston kjo vrimë?
Ajo është e ekspozuar rreth veshit të jashtëm zakonisht ku fytyra dhe kërci i veshit takohen.
Teknikisht është një defekt i lindjes. Fillimisht u dokumentua në vitin 1864 nga Van Heusinger.
Sipas një biologu evolucionist, Neil Shubin, mund të jetë një mbetje evolucionare e gushë peshkut. Në përgjithësi, të paturit e një sinusi preauricular nuk ka ndonjë problem të madh.
Megjithatë mund që sinusi të infektohet apo të formojë një cist, dhe trajtimi mund të jetë i nevojshëm duke e trajtuar apo hequr plotësisht atë. Shpesh herë, sinuset preauriculare trashëgohen. Ajo mund të shfaqet vetëm në një vesh, ose në të dy, por shfaqet me shume në veshin e djathtë.