E dinit se lënia e shishes së ujit në makinë gjatë verës është shumë e rrezikshme për jetën tuaj…

Teksa vera sapo ka trokitur, disa zakone gjatë kësaj periudhe janë vërtet problematike.

 

Në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme.

 

Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar se si një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.

 

David Richardson, i Departamentit të Zjarrfikëses së Midëest në Oklahoma, ka thënë për KFOR që rrezet e diellit “përdor lëngun dhe materialin e qartë të shishes për të zhvilluar një vatër fokale dhe, të jeni të sigurt, kjo mund të shkaktojë edhe zjarr. Rrezet e diellit kalojnë përmes shishes dhe kur ajo është e mbushur me ujë vepron si një lupë zmadhuese siç ndodh me syzet optike” ka thënë Richardson.

 

Një provë në departament, jashtë makinës, tregon rrezet e diellit që duke kaluar përmes shishes e rrisnin temperaturën e një cope letre deri në 250 gradë, raporton KFOR.

 

Përfaqësues nga Idaho Poëer, gjithashtu kanë folur për këtë rrezik potencial në një postim në Fb, me një video që tregonte dritën e diellit duke kaluar përmes një shisheje uji e cila krijonte tym dhe shenjë djegieje në ndenjësen e makinës, siç e tregon tekniku Dioni Amuchastegui.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME