Gazetari Klod Zhivani ka reaguar për një postim të bërë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në rrjetet sociale, që është një gafë më vete.
Agjencia ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku u sugjeron qytetarëve vendet që duhen të vizitojnë.
Në propozimet për vendet që duhen vizituar është edhe Lumi i Shalës, teksa shkruan se është një alternativë mahnitëse e Rivierës.Një lapsus ky si duket, pasi Lumi i Shalës nuk ndodhet në Rivierën Shqiptare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit, por në Veri.
“Agjencia Kombetare e TURIZMIT ju ofron alternativa mahnitese ne RIVIEREN Shqiptare Dhërmi, Jale, Himara, SHALE, Qeparo, Borsh, Sarande, Ksamil…I kam disa miq Shaljan, te cilet kane tan jeten qe krenohen si pasardhes te Leke Dukagjinit por tash me dolen pronar tokash ne bregdet.
Gjithsesi, jam kurioz se si do te festohet Shnjoni i Shales ne Qeparo. A ju vijne miq ? A i ndezin qirat dhe a i thojne fjalet e rakise ?E nimo Zot e Ora e Jales ooooo Agjencia Kombëtare e Turizmit, Lumi i Shales asht ne Lapardha jo ne bregdetin e Jugut” shkruan gazetari në postimin e tij.