Këngëtarja e mirënjohur Mariza Ikonomi është një nga zërat më të veçnatë shqiptar.
Edhe pse personazh publik,as ajo si shumë vajza të tjera nuk i shpëton pyetjes së martesës.
Teksa ndodhej në një festë,gazetari i “Stop” e pyeti pikërisht rreth kësaj teme dhe Mariza me të qeshur u përgjigj:
“Ehu prit njëherë të pijmë këtë gotën ose këtë shishen,pastaj të shohim”
Edhe pse më herët këngëtarja na ka treguar se është dikush i cili i ka rrëmbyer zemrën,mesa duket ka akoma ca pije të ngelur në shishe për tu hedhur drejt martesës.