Maturantët shqiptar i habisin të gjithë, shihni si shkojnë në mbrëmjen e maturës

Maturantët e Peqinit kanë gjetur mënyrë origjinale për të festuar fetsën e maturës. Një grup të rinjsh u paraqitën në mbrëmjen e maturës të veshur me kostum sheikësh.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjete, duken të paktën 4 djem që janë veshur si sheikë. Ata shoqërohen nga vajzat, por gjithashtu shihen edhe duke kërcyer. Fotot e shpërndara janë bërë virale në rrjet dhe kanë marrë mijëra komente.Mbrëmja e maturës është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e një 18-vjeçari/je.

Është mbrëmja ku festohet jo vetëm kalimi nga një cikël shkollor në tjetrin ,por edhe mbrëmja që mbyll një etapë të rëndësishme të jetës, etapa më e bukur më e çmendur etapa e ëndrrave që pret ti bësh realitet.

Etapa e një moshe ku energjia dhe pasioni për t’u realizuar tek individi është i jashtëzakonshëm. Vitet e fundit ka patur një “evoluim” të frikshëm të mbrëmjeve të maturës duke përfshirë, mjetet e përdorura duke nisur nga kostumet, fustanet, makinat luksoze, kengët e preferuara dhe detaje të ndryshme.

Reagimi i Erion Kristos U lumturova kur pashë varganin e makinave luksoze me të cilat shkonin maturantët. Kemi mbaruar punë me hierarkinë e vlerave. E kemi të garantuar vijimësinë e krimit dhe për një dekadë tjetër. Se për të blerë makina të tilla puna dhe nderi nuk mjaftojnë.Ata që bëhen krenarë sot, do ta vuajnë nesër këtë marrëzi.

Megjithatë ka dhe të rinj të mrekullueshëm. Po ata ikin. Këtu mbeten këta “gomëmëdhenjtë” që kanë sy vetëm për cilindrata dhe jo për të këqijat që vijnë nga mbrapa. Me gëzime!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME