Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, Erkand Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg.
Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbaj lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, gjë e cila solli tension nga Qerimaj i gjithë delegacioni i Shqipërisë, siç duket edhe në video.
Por presioni i presidentit të federatës Elez Gjoza, trajnerit të tij Sokol Bishanaku dhe presidentit të Koksh Fidel Ylli, detyroi gjyqtarin ta anulojë vendimin dhe ta quajë të vlefshme provën e tij që do të thotë medalje e argjendtë për në stilin e shkëputjes.
Pas kësaj, ai është shkëputur nga stërvitja dhe nuk do të marrë pjesë në stilin e shtytjes.