Një djalë 16-vjeçar i ka habitur përdoruesit e Twitter-it pasi zbuloi se kishte veshur një fund të kuq të ndezur dhe xhaketë me xixa në maturën e tij.
Zgjedhja e guximshme e 16-vjeçarit Korben u bë virale në platformën e mediave sociale gjatë fundjavës pasi nëna e tij, Nina Green, postoi në Twitter foto të veshjes së tij për të treguar mbështetjen e saj. Në foto ajo shkroi:
Në moshën 12-vjeçare, djali im më tha se donte të shkonte në maturën e shkollës me një fustan. Katër vjet më vonë ne e arritëm atë. Jam jashtëzakonisht krenare për të që ishte i vërtetë me veten e tij dhe pritja që pati nga e gjithë shkolla e tij ishte e jashtëzakonshme.
Ajo tha se djali i saj i kishte dashur gjithmonë të vishte fustane.
Që në vitet e hershme të adoleshencës, ai ka performuar role femrash dhe në maturë ai donte të shkonte si vetvetja, duke shprehur anën e tij femërore me një xhaketë dhe një fustan.