Perlat e ministres së Bujqësisë Frida Krifca nuk ndalen. Ditën e enjte në Kuvend ajo ka prezantuar një platformë online falas për fermerët.
Ajo ka deklaruar se ka ngritur një program menaxhimi për efektivitet të tokës bujqësore. Sipas ministres, nga ky program do përfitojnë fermerët pasi do marrin informacion online rreth kulturave të përshtatshme për të mbjellë.
“Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë të verifikuar në terren.
Nuk do jenë më në exel por në një hartë dixhitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni. Po prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë,”-deklaroi ajo ndër të tjera.