I merr jetën nënës për një gotë ujë: E kam duruar për 5 vite, boll më

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me humbjen e jetës të 84-vjeçares, e cila u rrah keq nga i biri deri sa mbylli sytë.

 

59-vjeçari i ka marrë jetën të ëmës mëngjesin e së martës në Selanik, kur kjo e fundit i ka kërkuar një gotë ujë. E moshuar fatkeqe ishte e verbër, raporton protothema.gr.

 

Sipas burimeve për mediet helene autori, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka thënë para organeve të drejtësisë se e ka mbajtur dhe është kujdesur për të ëmën për pesë vite me radhë dhe se nuk duronte më.

 

Sipas gjetjeve të mjekoligjore, 84-vjeçarja fatkeqe u konstatua të nxira në fytyrë. Pjesa më e madhe e goditjeve duket se janë bërë me duar, ndërsa është konstatuar edhe një plagë nga një objekt i mprehtë, me shumë mundësi shishe qelqi e thyer.

 

Sipas informacioneve, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën në fund. E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

 

Dëshmitë tregojnë se autori 59-vjeçar ishte shtruar më parë në një klinikë psikiatrike, ndërsa shpeshherë krijonte probleme në zonë për shkak të sjelljes së tij agresive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME