Lija e majmunit shumë pranë Shqipërisë, zbulohet rasti i parë në këtë shtet

Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar në Mal të Zi. Lajmin e bëri të ditur Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë aktualisht.

 

Sipas Vijesti, laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të IJZ zbuloi në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë vaksinat dhe serumet “Torlak” dhe konfirmoi rastin e parë të lisë së majmunit. Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.

 

IJZ njoftoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive. Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

IJZ apelon qytetarët që t’u përmbahen masave parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

 

Lija e majmunit zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati). Në një periudhë prej një deri në tre ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon fruthin, i cili shpesh fillon në fytyrë (në 95 për qind të rasteve). Skuqja kalon nëpër faza të makulave, papulave, vezikulave, pustulave dhe kores që përfundimisht bien. Zakonisht sëmundja zgjat nga dy deri në katër javë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME