Gruaja vendos të heq dorë nga brisku, ndiqet nga më shumë se 32 mijë njerëz në TikTok

Dakota Cooke vuante nga qimet e tepërta në fytyrë që në moshën 13-vjeçare, kur filloi të bënte disa trajtime. Me vështirësinë për të kontrolluar problemin e saj, ajo mori vendimin për të ruajtur mjekrën dhe në këtë mënyrë u bë një influencer.

 

Aktualisht, Dakota ndiqet nga më shumë se 32 mijë njerëz në TikTok. Mirëpo, para kësaj, megjithatë, asaj iu desh të kalonte një periudhë të pranimit të gjendjes së saj të rrallë. Në moshën 13-vjeçare, Dakota e kuptoi se kishte shumë qime në fytyrë. Ndaj iu nënshtrua trajtimeve të komplikuara, si rruajtja shumë herë, por asgjë shumë efektive.

 

Një mjek i rekomandoi asaj që të shkonte shpesh në palestër për të kontrolluar nivelet e larta të testosteronit, por edhe kështu, mjekra e saj vazhdoi të merrte formë.

 

Pas disa diagnozave jo të sigurta dhe të pakonfirmuara, mjekët dyshojnë se Dakota vuan nga një çrregullim i gjëndrave mbiveshkore, të cilat janë gjëndra që prodhojnë hormone. “Pra, në këtë pikë, ata me të vërtetë nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh”, pranoi ajo në një nga videot.

 

Epo, si një akt guximi dhe vetëpranimi, Dakota, më pas, vendosi të thyente stereotipet për të jetuar me mjekrën e saj dhe u bë një artiste koncertesh në Las Vegas, ku fiton rreth 250 dollarë në orë./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME