Kërkoi t’i mjekonin babain, polici mbyll dyert dhe rreh keqas infermieret…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Lamias në Greqi, ku një burrë ka slmuar dhe rrahur infermieret. Protagonist është bërë një pacient 44-vjeçar i Klinikës së Patologjisë, i cili është punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës.

 

44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë, ndërsa ka kërcënuar personelin e katit të 5-të të spitalit të Lamias. Pak më herët ai kishte tentuar të mbyllte dyert e Klinikës, duke shkaktuar tmerr tek infermierët dhe pacientët e tjerë.

 

Rasti bëri bujë dhe vetë ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka kontaktuar dy infermierët në Lamia. Ministri u tha atyre se do t’i mbështesë plotësisht në betejën e tyre ligjore dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

 

Sipas lamiareport.gr, gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient tjetër se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Ata vrapuan menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo 44-vjeçari i ka parë i ka sharë në mënyrë vulgare dhe i ka kërcënuar se do të djegë spitalin .

 

E hutuar, infermierja e parë e këshilloi të qetësohej dhe i kërkoi të dinte se çfarë po ndodhte. Përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit, 44-vjeçari kërkoi që babait të tij të mjekohej, ndërsa vazhdonte të bërtiste dhe të shante. Me rekomandimin e infermieres që të mos bërtiste, ai u kthye dhe i hodhi në fytyrë dosjen me dokumentet dhe e kërcënoi se do t’i vriste të gjithë.

 

Lëvizja e tij e radhës ishte mbyllja e dyerve të Klinikës duke shkaktuar tmerr se çfarë mund t’u bënte pacientëve dhe të shtruarve të tjerë. Infermierja hapi menjëherë derën por ai e goditi me grusht në fytyrë, duke i rrëzuar maskën dhe duke thyer syzet që mbante. Më pas ai e hodhi poshtë dhe filloi ta godiste kudo që të mundte.

 

Edhe kolegu i saj që tentoi ta shpëtonte , u godit me dy shkelma në bark dhe në këmbë. Në momentin që sigurimi dhe policia mbërritën, 44-vjeçari kishte dalë në ballkon duke mbyllur dyert e ballkonit. Me shumë përpjekje, kolegët e tij të policisë, arritën ta nxjerrin jashtë dhe ta çojnë në Drejtori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME