Ndodh edhe kjo, arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve, shtang me përgjigjen: Më pëlqen kur…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë vetëm 10-vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë flakën një zone në Lesbos.

 

 

Sipas mediave greke, kur i mituri është marrë në pyetje nga efektivët e policisë, në prani edhe të psikologëve, ka pranuar se i ka vënë zjarrin pemëve, duke thënë se arsyeja se përse e ka bërë është se i pëlqen kur shikon zjarrfikësit që shuajnë flakët.

 

Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria për të mitur, ndërsa gazetarët u janë drejtuar prindërve me apelin për t’u mësuar fëmijëve të ndajnë të mirën dhe të keqen, pasi rasti në fjalë mund të kishte përfunduar më keq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME