Një emigrant shqiptar në Greqi është vënë në shënjestër të disa peronave të panjohur, të cilët kanë tentuar dy herë brenda 25 orëve t’i djegin makinën, duke vendosur poshtë mjetit lëndë plasëse.
Në datën 12 gusht, në orën 01:40, persona të panjohur i janë afruar makinës dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës.
Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike, shkruajnë mediat greke..
Autoritetet greke po hetojnë për konfliktet që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.