HOXHA I TIKTOKUT QË NUK NJEH AS HISTORINË E SHQIPËRISË

Rrjeti social Tik-Tok është bërë mjaft i përdorur në trojet shqiptare. Personazhe të ndryshme publike kanë hapur llogaritë e tyre në Tik-Tok.

Përveç fytyrave të ndryshme publike edhe klerikët fetarë kanë filluar ta përdorin këtë rrjet social duke dhënë mesazhe të ndryshme, disa duke u bazuar ne histori dhe fakte e disa tjerë duke bërë thirrje të ndalojnë shoqërimin me jo musliman apo si Hoxha i vetëquajtur Hajredin Dizdari që ngatërron vitet e krijimit të Xhamisë së Kuqe në Kalanë e Beratit duke pretenduar se kjo Xhami është ndërtuar para pushtimit osman në Shqipëri.

 

Pra sipas hoxhës së tiktokut, muslimanet kanë qenë në shqipëri para pushtimit osman duke qënë se xhamia është ndërtuar gjate viteve 1389-1402 dhe jo me parë.

 

Por si është e vërteta? Bazuar ne historinë e Shqipërisë, në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin dhe Krujën të cilat i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Pra 4 vite me vone filloi dhe ndërtimi i Xhamisë se kuqe.

 

Hajredin Dizdari nuk shihet asnjëherë te dale ne predikimet e tij ne xhami por gjithsesi në tik tok ai është nder me te njohurit.

Hoxhës, por jo vetëm i sugjerojmë që të lexojnë historinë e shqipërisë dhe jo vetëm atë turke apo arabe.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME