Para disa ditësh dy shqiptare u zunë për një burrë. Ngjarja ndodhi në zonën e Pylaia në Selanik.
Pas ngjarjes mësohet se 27-vjeçarja shqiptare ka vendosur ta falë këtë të fundit. Joana u shpreh e po e fal 25-vjeçaren, pasi ajo ka dy fëmijë për të rritur.
Pas ngjarjes autorja u përballë me gjyqtarët në Selanik, teksa sot sipas avokatit të Joanës, Andreas Theodoropoulos, autorja 25-vjeçare në dëshminë e saj ka thënë se i ka dërguar mesazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale 27- vjeçares dhe prindërve të saj.
“Merre vajzën tënde ”, u shkruante 25-vjeçarja prindërve pasi te ndodhte ngjarja, ndërsa thoshte se ishte e fiksuar dhe xheloze se ajo ishte më e bukur.
Në mesazhe i thoshte se nëse do ta merrte vesh se do të kishte kontakte me ish-burrin e saj, do ta shkatërronte atë dhe familjen.
Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.
“Nuk e di pse e bëri këtë, po ta kisha përballë do të kisha folur bukur me të, nuk e di si erdhi dhe më goditi, tregoi Joana.
“Unë dhe burri i saj jemi miq. Nuk ishim në një lidhje romantike dhe as nuk. Ajo është falur nga unë se ka dy fëmijë”, përfundoi 27-vjeçarja.