Aleksandar Vuçiç pohoi se Serbia po e trajton seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje “për kri zën aktuale të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”.
Këto komente, kreu i shtetit ser bi bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, në Beograd. Në njoftimin e presidencës serbe theksohet se fokusi i bisedës së dy zyrtarëve ishte situata në rajon, raundi i dialogut i javës së kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimi dypalësh.
Vuçiç është përpjekur t’i sqarojë ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën”. Ai insistoi se është duke marrë pjesë në dialog me “përgjegjësi dhe konstruktivitet”, por shtoi se serbët që jetojnë në Kosovë “kërkojnë pa kushte” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E rëndësishme, sipas presidentit serb, është Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës të mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave, të banuara me shumicë serbe.
Marrëveshja vetë ndërkohë parashikon që Kosova të kërkojë pëlqimin e aleancës veri-atlantike për hyrjen në veri vetëm për Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK). Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që u mbajt në 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vucic nuk arritën një ujdi për këto çështje.