Në 1875 u themelua Kuvendi Françeskan, sot një nder lagjet me të frekuentuara të qytetit të Shkodrës ku shumica banesave private tashmë janë kthyer në biznese si, hotele, bare, dyqane, për ti shërbyer turizmit dhe jetës së natës.
Por si është historia e kësaj lagje?
Sipas studiuesit Willy Kamsi mikrotoponimi vjen prej Gluho dol ─ prrue i shurdhët, mbetje kjo me prejardhje sllave qysh nga Mesjeta. Emri del për herë të parë në dokumentet e shkruara në vitin 1371 në trajtën Gluchidol, më 1446 Glucodol, Cluchidol, Gluchida Gluchido… Gluchidoch më 1444.
Sipas shënimeve historike të Gjush Sheldisë përmendet herët në analet e historisë, fillimisht si një fushë pjellore. Më 1610 Regesti i Venedikut shkruan se kur kërkonte me thanë meshë në Rrëmaj, përshkohej nëpër fushën pjellore të Gjuhadolit (“Passava per la fertile compagna di Glucadoli”).
Me kalimin e viteve, duket se nga fushë pjellore, Gjuhadoli kthehet në një lagje të qytetit të Shkodrës dhe nga të parat shtëpi që ndërtohen aty është ajo e Gurakuqve më 1820, e cila megjithëse e cilësuar si monument kulture dhe njëherit shtëpi-muze gjatë periudhës së regjimit komunist, u shkatërrua me pas.
Sërish duke ìu referuar shënimeve të Sheldisë mësojmë se rreth vitit 1857 Gjuhadoli merr formën e një lagjeje, madje duke u shënuar ndër të rejat e qytetit, përveç atyre që ndodheshin rrotull kalasë.
Ne vitin 1923, Gjuhadoli përmendet nga autoritetet si një ndër 30 lagjet që kishte qyteti i Shkodrë.
Kliko ketu dhe mund te shikoni nje video te realizuar nga Terenc Pepa ditet e fundit.