Zef Gjoni: Kemi boksierë më të mirë se Florian Marku

Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit në një intervistë që ka dhënë së fundmi “Euronews Albania” deklaroi se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku. Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.

“Floriani ka gjet sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku, në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku”, tha ai.

Gjoni shtoi se Marku kishte një kundërshtar të dobët duke qenë se meksikani Miguel Parra, renditet në vendin e 260 në botë.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është I 30-të në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli?

Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha Gjoni.

https://youtu.be/XI6jxP8PAOA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME