Të gjithë i bëjnë vetëm një pyetje: Si i vesh çorapet?!

Ajo tashmë ka ndjekur hapat e modelingut të nënës së saj teksa ka dalë në pasarelë dhe është shfaqur në revista. Dhe Lila Moss ka marrë edhe një herë pjesë në një fotosesion, por i la fansat të habitur me zgjedhjen e saj shumë unike të stilit.

 

Vajza e Kate Moss, 19 vjeçe, i çuditi të gjithë me një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram ku tregoi nga afër thonjtë e saj të kuq. Ajo i ka mbajtur thonjtë e mprehtë si pjesë e një fotosesioni me revistën ‘Perfect’ për numrin e saj të shtatorit.

 

Por 409 mijë ndjekësit e saj në Instagram mbetën të habitur nga zgjedhja e këtij stili, duke pyetur të çuditur se ‘si ajo i veshi çorapet e saj pas xhirimit’.

 

Një person bëri shaka:
Atëherë si të veshim çorape me ato thonj? Madje disa fansa të tjerë talleshin se thonjtë e saj të ngjashëm me kthetrat mund të përdoreshin si armë sepse ishin shumë të mprehtë.

 

30 vjet pas fushatës ikonike të Kate Moss për Calvin Klein, vajza e supermodeles, Lila, po ndjek hapat e saj të modës së lartë. 19-vjeçarja bëri debutimin e saj në reklamat e markës të sezonit të vjeshtës 2022, së bashku me personazhë të tjerë të famshëm si Jennie e Blackpink, aktori i “Euphoria” Dominic Fike dhe e dashura Chloe Sevigny, veçanërisht duke mbuluar pak më shumë sesa nëna e saj në atë kohë.

 

Që kur bëri debutimin e saj në modelim për Marc Jacobs Beauty në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare, Lila vazhdoi të ishte pjesë e pasarelave për Miu Miu, Fendi dhe Versace, herë pas here së bashku me nënën e saj, modelen e famshme Kate Moss. Si dhe pozoi për British Vogue dhe ka marrë një ftesë për Met Gala./ TCH

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME