Shumë kohë më parë njihej se në familje kishte role komanduese, por tjetër gjë është të komandosh në të vërtetë dhe tjetër gjë të mbash thjesht titullin e komandantit.
E pra, disa burra mund të zënë vendin në krye të tavolinës ose të përdorin muskujt nëse është e nevojshme… por fjala e fundit, ajo që ka rëndësi, është gjithmonë e gruas.
Ashtu si çdo lider që respekton veten, edhe ajo (gruaja) i ka truket e veta, ata kanë emra shumë specifikë: sarkazmë, fytyra të mërzitura, buzëqeshje të rreme, fjalime shumë të gjata, të pafundme, ndjenja, “nëse” dhe “por”, dyshim, zë bindës, vështrim sykalues, lajka e shumë… shumë më tepër. Asgjë nuk i shpëton gruas.
Ndaj burrat “e varfër”, janë koshientë edhe vetë. Që nga zgjedhja e shtëpisë, orenditë, piktura, veglat, makina, emri i fëmijëve, edukimi i tyre, rrobat që do të veshin, emri i qenit apo vendimi për të pasur një të tillë dhe… Mund të vazhdoj përgjithmonë.
ÇDO aspekt i jetës së një burri duhet të kalojë nën kleçkën e afërt të vendimit ose opinionit të një gruaje! Nga miqësitë që duhen frekuentuar, te dieta e re.
Nga veshja që zëvendësohet me copa të holla pëlhure që edhe mund të bëjnë të dridhesh (por ama shumë elegant), në zgjedhjen e parfumit të preferuar, nga argëtimi te pasionet, nga prerja e flokëve te modeli i tyre. Me pak fjalë, duan s’duan burrat, del se gruaja vendos gjithçka dhe ka fuqinë e vërtetë.