Mali i Zi arreston 38 persona për spiunazh, përfshirë edhe…

Strukturat përkatëse në Mal të Zi kanë kryer arrestimin e 38 personave të dyshuar për spiunazh, kryesisht shtetas rusë.

 

Kryeministri ,ende në detyrë,Dritan Abazoviç u shpreh në një transmetim të drejtpërdrejtë të mbledhjes së kabinetit se një “operacion ndërkombëtar” me partnerë të huaj dhe prokurorinë e shtetit ishte duke u zhvilluar për të mbrojtur interesat e vendit, por ai nuk u zgjat më tej.

 

Mali i Zi, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ndërsa ka dëbuar diplomatë rusë në të kaluarën. Ndërkohë ,mediet e Malit të Zi raportuan se agjentët e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) dhe Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit (SDT) arrestuan gjashtë diplomatë rusë, 30 shtetas rusë me leje qëndrimi të përkohshëm dhe dy malazezë të dyshuar për spiunazh.

 

Në vitin 2016, Mali i Zi akuzoi agjentët rusë për përfshirje në një komplot për të sjellë në pushtet opozitën pro-ruse, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të ndaluar integrimin e ish-republikës jugosllave në NATO.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME