E mori një provokim të madh nga kundërshtari i tij në matjen zyrtare që bëhen para meçit. Kundërshtari ia hodhi në tokë plisin boksierit shqiptar, Amarildo Bakaj.
Por, boksieri shqiptar iu kundërpërgjigj atij më së miri në ring. Bakaj i dha leksione duke e shfryrë tërë mllefin që kishte ndaj tij.
Amarildo Bakaj (lindur më 6 Korrik 1999) është një (Boksier Profesionist) shqiptar i lindur në Lezhë,Shqipëri. Ai nisi karrierën e tij si Boksier në Shqipëri në vitin 2012 ku më pas në vitin 2015 e zhvilloi atë në Gjermani ku aktualisht është aktiv në boksin profesionist
Bakaj bëri debutimin e tij profesional më 4 maj 2019, duke shënuar një fitore në raundin e dytë me nokaut teknik (TKO) kundër Emin Karimli në Unihalle në wuppertal, Gjermani.
Në 30 Nëntor të vitit 2019 Amarildo zhvilloi ndeshjen e tij të rradhës ku korri sërisht një fitore të rëndësishme me Nokaut Teknik (TKO) Kundër Hakan Bozkurt në Challenge Club Arena, Offenbach, Gjermani.
Pas më pak se 3 muajsh në 22 shkurt të vitit 2020 ai u ndesh me kundërshtarin e tij të rradhës Maik Taeubig ku sërisht fitoi një nga ndeshjet më të rëndësishme për karrieren e tij dhe do mbahet mënd per nokaut teknik në 3 fitore rradhazi. Përballja kunder Maik u zhvillua në Halle, Recklinghausen, Gjermani.
Ai u rikthye ringut në fund të vitit 2020 më 6 dhjetor ku fitoi ndeshjen e tij të katert radhazi me TKO përballe kundërshtarit Ardian Merdja, Panther Gym, Cologne, Gjermani.
Viti pasardhës ishte një vit tepër deciziv per Bakajn pasi do përballej me rivalin e tij të drejtpërdrejtë Aleksandar Kuvacku nuk zhgënjeu një vit stërvitje dhe të fitonte me nokaut teknik (TKO) në 27 Nëntor 2021 në RuhrCongress, Bochum, Gjermani.