Qytetari habit Aldon: Shkollat janë kot o burrë, në rrjetet sociale mëson më shumë

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë tema “rrjetet sociale: shyqyr që janë, apo mos qofshin”? Një nga telefonuesit është shprehur se nga rrjetet sociale mëson shumë sepse në ditët e sotme, shkollat nuk funksionojnë dhe tre çereku janë analfabetë.

 

Vani: Kjo tema jashtëzakonisht shumë e bukur. Do i bie shkurt se ti nuk i ke qejf gjërat e gjata. Në këtë kohë ku nuk ka më libra, kalema, shkolla është e vetmja mënyrë që njerëzit të lexojnë dhe të mësojnë ndonjë gjë. Shkollat nuk funksionojnë më janë kot.

 

Aldo: Thua ti, mendimi jot. Kur ke qenë për herë të fundit në shkollë? Vani: Mendimin tim, unë kam vite që nuk kam qenë. Kam shkollë personale timen.

 

Aldo: Pse thua është shkolla kot, kur nuk ke qenë? Vani: Jo po them shkolla e sotme. Aldo: Po nga e di ti mo vëlla?Vani: Po unë ku jetoj në Kinë ëë?

 

Aldo: Po ti nuk shkon në shkollë nga e di ti? Vani: Si nuk e di unë, jetoj në këtë vend, kam kontakte me gjithë njerëzit e Shqipërisë dhe tre çereku janë analfabetë.

 

Aldo: Ndoshta ke të drejtë, por ndoshta dhe nuk ke. Vani: Ky është realiteti për mendimin tim. Interneti i jep një ndihmesë sado të vogël për dembelët, shohin ndonjë gjë aty dhe mësojnë, nuk kanë nevojë të shkruajnë dhe të dëgjojnë mësuesen. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME