Edhe pse zyrtarisht kjo ndërtese nuk bën pjese ne listen e vendeve per tu vizituar në Shkodër ajo përsëri ka shumë interes nga turiste të huaj e vendas.
Arkitektura e saj është e një rëndësie të veçantë, kjo ka bere qe çifte të sapomartuar të realizojnë klipet e dasmave të tyre edhe pse koha e ka degraduar ç’do gjë rreth saj.
Thuhet se kjo rezidencë iu dhurua Mbretit Zog nga tregtarët e Shkodrës. Vila u ruajt edhe gjatë diktaturës komuniste dhe në vitin 1997 vila u bë pre e vandalizmave duke zhdukur gjithashtu edhe pjesën e ballkonit në tarracën e saj ku ishte pjesa më e bukur e realizuar nga Kole Idromeno.
Me pas, gjatë regjimit ajo kaloi në favor te shtetit dhe u shndërrua në Kamp pushimesh.
Familja Mbretërore edhe sot vazhdon të proçedojë për të ripërfituar të drejtat pronësore nëpërmjet rikthimit të pronave të ligjshme të Saj.